Vdes profesori Vedat Kiseri, Nagavci u shpreh ngushëllime familjes e miqve

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve pas vdekjes së profesorit universitar Vedat Kiseri.

Ajo tha se Kiseri ishte ndër ata intelektualë që tërë jetën e vuri në dispozicion të arsimimit të gjeneratave të reja dhe zhvillimit të arsimi.

Telegram ngushëllimi:

Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit universitar Prof.dr. Vedat Kiseri.

Profesor Kiseri ishte ndër ata intelektualë që tërë jetën e vuri në dispozicion të arsimimit të gjeneratave të reja dhe zhvillimit të arsimit, duke dhënë kontribut të madh si profesor apo në pozita drejtuese në Universitetin e Prishtinës, në Universitetin e Prizrenit, por edhe në përkthimin e shumë poezive nga gjuha angleze.

Vlerat e tij intelektuale e njerëzore do të mbesin përgjithmonë në kujtimet e shumë gjeneratave të studentëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa vepra e tij i takon historisë së arsimit shqiptar si trashëgimi e vlefshme.

Në emër të MAShTI u shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Kiseri, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve e studentëve të Prof.dr. Vedat Kiserit. Pushofsh në paqe, profesor Kiseri!

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Të ngjashme