Vdes punëtorja e Mensës së Studentëve

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë ka vdekur punëtorja e Mensës së Studentëve, Kimete Zejnullahu.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qendra u ka shprehur ngushëllime  familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj.

“Ju njoftojmë se sot pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar  jetë Kimete ( Rama ) Zejnullahu. Kimetja ka  punuar në mensën e studentëve. Do e kujtojmë si një punëtore shembullore me vyrtyte të larta njerëzore.

Në emër të Qendrës së  Studentëve i shprehim ngushëllime   të sinqerta Familjes Rama – Zejnullahu, miqve dhe bashkpunëtorëve të saj”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=6677128742312770&id=786000718092298


Të ngjashme