Vdes tragjikisht në një aksident me veturë ish-futbollisti i njohur kroat

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Mediat në Kroaci bëjnë të ditur se ish futbollisti kroat, Sllobodan Sudec (47 – vjeçar), humbi jetën në një aksident automobilistik.

“Ish-futbollist i Varteksit të Varazhdinit dhe Slaven Belupos, trajner trajner i Podravina-s, humbi jetën në një aksident automobilistik në Poljanec afër Ludbreg.

Sipas raportit të policisë, ‘automjeti doli nga rruga dhe goditi gardhin e një oborri, ndërsa drejtuesi i mjetit ndërroi jetë”, njofton media kroate “24 sata”.

Ky lajm ka shokuar futbollin dhe sportin në përgjithësi në Kroaci.

Të ngjashme