Vdes veprimtari i LDK-së

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur, Shukri Abdullahu, veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila përmes një postimi në Facebook, shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e mikut e veprimtarit të LDK’së.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të mikut tonë, veprimtarit shumëvjeçar, Shukri Abdullahun.

Shukriu ishte aktivist i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i angazhuar në organizimin e jetës paralele institucionale në vitet ’90, si dhe në organizimin e mbrojtjes së fshatrave të vijës kufitare me Serbinë, gjatë atyre viteve.

Aktivitetin politik Shukriu e vazhdoi edhe pas migrimit në Gjermani.

Pas përfundimit të luftës, Shukriu dha kontribut të çmuar në organizimin e jetës institucionale dhe u dallua si humanist në gjithë veprimtarinë e tij.

Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e dashur e të urtë, ndërsa Prizreni njërin ndër aktivistët e saj më të vyer. Kujtimi për të do të jetë i përhershëm”, thuhet në postimin e Osmanit.

Të ngjashme