Vdes veterani i luftës dhe ish-drejtori komunal, Hajrullah Mazreku

Prishtinë | 13 Gus 2020 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së dhe ish-drejtori komunal, Hajrullah Mazreku nga Malisheva.

Me rastin e vdekjes së hershme të Hajrullah Mazrekut, ish drejtor në Komunën e Malishevës, kryetari i komunës, Ragip Begaj, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mazreku, bashkëluftëtarët dhe miqtë e tij.

“Sot morën lajmin më të dhimbshëm dhe të rëndë të vdekjes së hershme të bashkëluftëtarit, bashkëpunëtorit dhe mikut tonë, Hajrullah Mazreku.

Ju familje, bashkëluftëtar dhe miq të Hajrës, në emër të Komunës së Malishevës, në emër të qeverisë komunale dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Hajrullah Mazreku, ka qenë luftëtar i ditëve të para në luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa nga viti 2014 e deri në 2020, ishte fillimisht drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, e më pas drejtor  i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Malishevës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme