Vdes veterani i UÇK-së, Nuhi Bala

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur ish-luftëtari për çlirimin e Kosovës, Nuhi Bala.

Kumtin për këtë vdekje e ka dhënë veterani i UÇK-së, Bislim Syla.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen E’Luftarit te Liris, Nuhi R Bala!”, ka shkruar Syla në profilin e tij në Facebook.

Bashkëlufëtarët e Nuhiut kanë njoftuar kohë më parë se ai ishte në gjendje të rënd shëndetësore dhe ishte harruar nga institucionet shtetërore.

Nuhiu e kishte lënë Gjermaninë dhe ishte kthyer në Kosovë për të luftuar kundër forcave serbe.

Të ngjashme