Vdes zyrtari komunal i Gjilanit

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se ka vdekur një zyrtar i kësaj komune.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar sot telegram ngushëllimi fëmiljes Zymberi , pas vdekjes zyrtarit të Gjendjes Civile, Shaqir Zymberi.

Në telegramin e kryetarit Haziri thuhet:

“E nderuara familje Zymberi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen të Shaqir Zymberit, zyrtar i gjendjes civile në Gjilan.

Komuna e Gjilanit, sot humbi një zyrtar i cili me përkushtim, përgjegjshmëri të plotë dhe me ndershmëri i ka shërbyer qytetarët e tij ndër vite.

Ai ka dhënë shembullin më të mirë të angazhimit në punë, të qetësisë dhe afërsisë mes kolegëve dhe miqve.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve, kolegëve e farefisit.

Lamtumirë miku i të gjithëve!”, thuhet ne telegram.

Të ngjashme