Vdesin 3 pacientë në Spitalin e Gjilanit – 2 prej tyre me Covid-19, njëri i dyshuar

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Brenda gjashtë orëve të fundit, tre pacientë kanë ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit

Dy prej tyre kanë ndërruar jetë shkaku i infeksionit me COVID-19, ndërkaq tjetrit i është marrë mostra dhe gjatë ditës pritet rezultati.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Ukshin Ismaili.

“Që nga mesnata e deri në orët e hershme të mëngjesit i kemi tri vdekje. M.Th (1953) nga fshati Muçivërc i Kamenicës dhe A.A. (1946) nga Mogilla e Vitisë, fatkeqësisht e kanë humbur betejen me COVID-19. Ndërkaq, M.R. (1943) nga Zhegra e Gjilanit është testuar, por akoma e pakonfirmuar dhe për hollësi po e presim raporton zyrtar të IKSHKP. Ngushëllimet me të sinqerta familjeve”, ka deklaruar Ismaili për Mediafokus.info.

Ndryshe, Spitali i Gjilanit ditëve të fundit është përballur edhe me mungesën e oksigjenit, ku alarmin për këtë gjendje e ka dhënë edhe kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri./

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme