Vdesin babë e bir gjatë një përleshjeje në një familje në veri të Mitrovicës

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, në orët e mëngjesit në Mitrovicë të Veriut, ku pas një përleshje mes vëllezërve, njëri prej tyre ka vrarë vëllain dhe babain.

Sinjali ka njoftuar se gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje në familje, ku një person dyshohet se fillimisht ka vrarë me armë vëllain e tij dhe ka plagosur babain.

Por si pasojë e lëndimeve të marra nga arma tashmë edhe babai i plagosur ka humbur jetën.

Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me detajet e reja.

Të ngjashme