Vdesin dy pacientë nga Coronavirusi në Spitalin e Vushtrrisë

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Një 65-vjeçare dhe një 74-vjeçar kanë ndërruar jetë mbrëmë në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”.

Mbrëmjen e 23 gushtit në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, kanë ndërruar jetë dy pacientë të cilët ishin të prekur me Coronavirus.

Bëhet fjalë për një grua 65-vjeçare (1955) dhe një burrë i moshës 74-vjeç (1946).

Këtë e ka konfirmuar, Bujar Pllana, koordinator i Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed”.

“Është një grua e lindur në vitin 1955. Dhe një tjetër është i vitit 1946. Mirëpo këta kanë vdekur mbrëmë, jo sot”, ka treguar Pllana për lajmi.net.

Ai theksoi se që të dy nuk i kanë pasur as një javë të plotë që nga koha kur janë shtruar në spital.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme