Vdesin edhe dy pacientë në Spitalin e Gjilanit si pasojë e Covid-19

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Betejën me virusin COVID-19 e kanë humbur edhe dy pacientë, të cilët po trajtoheshin në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Bëhet fjalë për një grua nga Gjilani (1955) dhe një burrë nga Konçuli i Bujanocit (1956), ka bërë të ditur për Mediafokus.info drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Ukshin Ismaili.

“Fatkeqësisht, në orët e mbrëmjes betejën me COVID-19 e ka humbur  një qytetare e Gjilanit, ndërkaq në orët e mesnatës ka ndërruar jetë edhe një pacient nga komuna e Bujanocit, i lindur më 1956. Familjeve të tyre, në emrin tim dhe në emër të Spitalit të Përgjithshëm, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Ismajli për Mediafokus.info.

Në Spitalin e Gjilanit deri në këtë moment janë të shtrirë 91 pacientë, ku të konfirmuar me COVID-19 janë 60, 27 pacientë të tjerë të shtrirë aty po e presin rezultatin për virusin, ndërkaq 4 prej tyre kanë rezultuar negativë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme