Vdiq ish-luftëtari i UÇK-së, Avni Hyseni

Prishtinë | 01 Jan 2019 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur ish-luftëtari i UÇK-së, Avni Hyseni.

Tashmë i ndjeri, kishte disa ditë i shtrirë në QKUK nga gjendja e rëndë, ndërsa lajmi vjen vetëm pak ditë pasi u njoftua nga familjarë të tij se ish-luftëtarit i ishte refuzuar viza gjermane për shërim jashtë vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Adnan Hyseni.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

“Me keqardhje të thellë pranova lajmin për vdekjen e hershme të mikut tim dhe luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni. Ngushëllime të sinqerta familjes Hyseni, miqve dhe bashkëluftëtarëve. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme