Vehapi: Lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i PDK-së, Idriz Vehapi kujton 22 vjetorin në Pataqani të Poshtëm.

Madje, ai tha se në këtë ditë ranë dëshmorë në tokën e tyre, djem të rinjë të këtij fshati, të cilët do ti kujtojmë gjithmonë, sepse ata si dhe shumë heronjë e dëshmorë tjerë, janë krenaria dhe liria jonë.

Njoftimi i plotë:

Sot, 22 vite më parë, Pataqani i Poshtëm, përjetoi dhimbjen e madhe. Atë ditë forca të shumta ushtarake e policore, rrethuan fshatin duke gjuajtur me armë të të gjitha kalibrave. Në këtë ditë ranë dëshmorë në tokën e tyre, djem të rinjë të këtij fshati, të cilët do ti kujtojmë gjithmonë, sepse ata si dhe shumë heronjë e dëshmorë tjerë, janë krenaria dhe liria jonë. Ata e falën jetën për lirinë e vendit, prandaj edhe historia do t’i mbajë në kujtesë si njerëz që deshtën Atdheun e lirë!Lavdi të rënëve të Pataqanit të Poshtëm!Lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës!

Të ngjashme