Veliu në Inspektorat: Duhet të kemi polici profesionale dhe të besueshme për qytetarët e partnerët

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 11:16 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka vizituar Inspektorati Policor të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Veliu pas vizitës para gazetarëve ka thënë se do t’i ofrojë mbështetje IPK-së, në mënyrë që qytetarët e ta kenë një polici profesionale dhe të besueshme.

“Unë pata kënaqësinë që sot ta vizitojë IPK-në, ku u njoftova edhe me punën dhe menaxhmentin dhe një pjesë të stafit, por i vizitova edhe hapësirat e punës”.

“Unë u premtova mbështetje, sepse qëllimi ynë i përbashkët është që ta kemi një polici profesionale të besueshme për qytetarët dhe partnerët ndërkombëtar”.

“Unë do ta mbështes Inspektoratin edhe në çështje të tjera profesionale që janë të ngritjes së tyre të trajnimeve dhe kontributi i ministrisë do të jetë edhe në marrëveshjet ndërkombëtare”, ka shtuar Veliu.

Ndërsa U.D i kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka falënderuar ministrin Veliu për vizitën.

Ai gjithashtu tha se e kanë njoftuar ministrin për punën e institucionit ai dhe sfidat me të cilat ballafaqohen, raporton EO.

“Ne e njoftuam ministrin Veliun me mënyrën e funksionimit të institucionit si dhe me aktivitetet tona që i kem si dhe sfidat dhe problemet që i kemi si institucion”.

“Ne treguam gatishmërinë që jemi të gatshëm të marrim veprime edhe në kohë të pandemisë që të sigurohen qytetarët që masat nga qeveria po zbatohen mirë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme