Veliu: Ne s’kemi çka flasim më – VV-ja të deklarohet; linja ajrore me Beogradin pozitive

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 10:35 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova, LDK-ja ka bërë homazhe te varri i tij, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu me këtë rast tha se Kosova kujton presidentin historik, arkitektin e pavarësisë së vendit.

“Sot e kujtojmë presidentin historik Ibrahim Rugova, e kujtojmë arkitektin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

Kur foli për marrëveshjen e VV-në, ai tha janë në pritje që të deklarohen nga kjo parti, ngase ata kanë bërë oferta parimore dhe nuk kanë se çka të falsin më.

Ai më tutje shtoi se është çështje e Kryesisë se çfarë vendimi të marrë.

“Jemi në pritje që VV-ja të deklarohet përndrydh nuk kem çka të flasim. Është çështje e kryesisë. Oferta jonë është parimore. Edhe kryesia e LDK-së do të qëndrojë aty ku është”.

Ndërsa sa i përket rifunksionalizimit të linjës ajrore Prishtinë-Beograd, ai tha se kjo është një akt pozitiv q në përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët

“Çdo lëvizje pozitive që qon në përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët është pozitive”.

Sot bëhen 14 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar të njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më 23 dhjetor 1989 Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në ish-Jugosllavi.

Ibrahim Rugova nga 2 dhjetori i vitit 1944  e deri më 21 janar 2006 ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006, poashtu ishte Intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar shqiptar. Rugova mbante titullin Doktor.

Të ngjashme