Veliu në takim me këshilltaren ligjore në ambasadën amerikane

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim Lana Morton Owens, Këshilltare Ligjore në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Drita Perezic, Këshilltare e Lartë në ICITAP.

Temë diskutimi në këtë takim ishte forcimi i bashkëpunimit me Ambasadën e SHBA-ve në sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Veliu e falënderoi znj. Owens për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë deri më tani në këto fusha me rëndësi dhe u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme