Veliu: Policët do të kompensohen për punën gjatë pandemisë

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme, Agim Veliu ka thënë se pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

Këto komente ai i bëri pas takimit me Kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi dhe Ragip Ajeti, përfaqësues i Degës së Sindikatës në Gjilan.

 Postimi i plotë i Veliut në Facebook:

Sot prita në takim Kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi dhe Ragip Ajeti, përfaqësues i Degës së Sindikatës në Gjilan.

Diskutuam për kushtet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19

Theksova përkrahjen e fuqishme për Policinë e Kosovës dhe përpjekjen maksimale që të gjithë pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme