Veliu shprehë ngushëllime për vdekjen e rreshterit Maliq Hoti

Prishtinë | 13 Gus 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veli,  u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe bashkëpunëtorëve me rastin e vdekjes së Rreshterit të Policisë së Kosovës, Maliq Hoti.

Ai ka thënë se Hoti do të kujtohet si punonjës i dalluar dhe i respektuar nga të gjithë

Telegram ngushëllimi i Veliut

Me dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e Rreshterit të Policisë së Kosovës, Maliq Hoti.

Rreshteri Maliq Hoti gëzonte respektin e të gjithë kolegëve të tij në Policinë e Kosovës, me të cilët kishte punuar me vite të tëra në stacionin policor të Prizrenit. 

Ministria e Punëve të Brendshme do ta përkujtojë përherë si punonjës i dalluar i cili ka dhënë një kontribut të veçantë në interes të vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Me respekt,

Agim Veliu,

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme

Të ngjashme