Veliu: Situata me pandeminë është serioze, kryetarët e komunave të jenë në krye të detyrës

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, me të cilin diskutuan për situatën e përgjithshme në menaxhimin e pandemisë dhe për masat e ndërmarra për tejkalimin e kësaj situate mjaft të vështirë dhe të ndjeshme për vendin tonë.

Me këtë rast, Ministri Veliu e njoftoi kryetarin Muhaxheri për takimin e fundit të Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), në të cilin, pos tjerash, u kërkua edhe rikthimi në funksion të plotë i shtabeve emergjente komunale, të cilat gjithsesi se duhet të udhëhiqen dhe koordinohen nga kryetarët e komunave.

Ministri Veliu theksoi se situata me pandeminë është shumë serioze dhe kërkoi që të apelohet në të gjithë qytetarët, sidomos ata me përgjegjësi institucionale, përfshirë kryetarët e komunave, të janë në krye të detyrës, me qëllim të zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme