Veliu takohet me ambasadorin italian

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Në këtë takim u bisedua për organizimin e vizitës që do të zhvillojmë gjatë këtyre ditëve në Itali, me qëllim të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit policor mes të dy vendeve, transmeton Klan Kosova.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se Veliu vlerësoi lartë punën e Italisë dhe përkrahjes së vazhdueshme që ka ofruar për institucionet e Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit shprehëm gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit edhe në fushat e tjera me interes të dyanshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme