Veliu thotë se Biblioteka Kombëtare së shpejti do të bëhet me hapësirë për ruajtjen e materialeve

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim Fazli Gajraku, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u bisedua në përgjithësi për të arriturat dhe rrjedhat në njërin nga institucionet më të rëndësishme për ruajtjen, ngritjen dhe avancimin e dijes, por edhe të trajnimit dhe edukimit të gjeneratave të reja akademike.

Në mes tjerash, Gajraku theksoi gjithashtu se ky institucion, tani e një kohë të gjatë, po ballafaqohet me disa probleme të natyrës teknike, në veçanti për sigurimin e një depoje për vendosjen e materialeve të rëndësishme bibliotekare të cilat me vite qëndrojnë të rrezikuara e në kushte të pavolitshme në ndërtesën e bibliotekës.

Ministria e Punëve të Brendshme në një afat kohor të përshpejtuar do të krijojë hapësirën e nevojshme që do të mund të shfrytëzohet për bartjen, ruajtjen dhe klasifikimin e këtyre materialeve, sipas një plani të veprimit dhe në përputhje me rregullat dhe ligjet në fuqi.

Për ketë qëllim këtyre ditëve do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi, i cili përfundimisht do të zgjidhë këtë problem të kamotshëm të Bibliotekës Kombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme