Veliu: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të koordinojnë aktivitetet në luftimin e të gjithë formave të kriminalitetit

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Organizuar nga Sekretariati i IISGE-së, sot u mbajt takimi i 5-të i Bordit Drejtues i IISG-së (Qeverisjes Integruese për Siguri të Brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor) që funksionon nën ombrellën e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC) me qendër në Sarajevë.

Takimi është udhëhequr nga Komisioni Evropian përkatësisht Maciej Popowski – Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm – Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin (DG NEAR) me prezencën e Ministrave të Punëve të Brendshme të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në takim u prezantua puna e deritanishme e Sekretariatit në hartimin e planit të nevojave të shteteve të Ballkanit perëndimor në fushën e terrorizmit, krimit të organizuar dhe sigurisë kufitare,  si dhe u aprovuan metodologjia e punës, plani për vitin 2021 dhe anëtarësimi i Britanisë së Madhe, Francës, Italisë si dhe organizatës MARRI si anëtare të Bordit të IISG-së.

Me ketë rast, ministri Veliu gjatë adresimit të tij potencoi se Kosova është e vetëdijshme se fokusi i BE-së në procesin e zgjerimit një ndër elementet kryesore e ka segmentin e sigurisë, dhe si të tillë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të koordinojnë aktivitetet dhe të rrisin bashkëpunimin e tyre në parandalimin dhe luftimin e të gjithë formave të kriminalitetit.

Ministri Veliu theksoi rëndësinë e  pronësinë rajonale të procesit të IISG-së dhe pronësinë në vendimmarrje të shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe në emër të Ministrisë së Brendshme si bartëse e procesit dhe koordinimit të aktiviteteve të ISSG-së ofroj mbështetjen e tij për IISG-në,  dhe premtoj ndihmën në krijimin e strukturave të qeverisjes së IISG-së.

Të ngjashme