Vëllai i dëshmorit ia kujton frazën Kurtit: “Ju edhe në tendera të dëshmorëve vidhni”

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 10:48 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fadil Dini, vëllai i dëshmorit, komandant Rrahman Dini, ka kërkuar nga Qeveria e Kurtit që të rregullohen varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës, raporton Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani.

Dini ia ka rikujtuar Kurtit deklaratën e tij, ku pati thënë se po bëhen dallavere me varret e dëshmorëve.

“Dy llafe i kom. Ju kam pritë qe 16 vjet. Të vetmit që e kanë kry obligimin, po i citoj fjalët tuaja, janë dëshmorë, ne ia kemi borxh ton jetën. Do varre i kanë ndreqë, do s’i kanë ndreqë. Qeveritë e deritashme na kanë premtuar e na kanë rrejtë çdo ditë, po i citoj fjalët që i ke thënë, “ju edhe në tenderë të dëshmorëve vidhni, sepse jeni hajna klasik tipik”. Këtu gurët që i kanë ndreq dikush i ka ndreq dhe ka bërë hile unë po shoh këtu edhe bagëti që po kullosin, por ai fëmijë që e pinë tamlin e kësaj lope ka m’u hakmerr. Disa varre janë të gurit, disa janë kështu qysh janë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, ditët e 17,18,19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë.

Të ngjashme