Vëllai i Donjeta Pajazitit për rastin tragjik në Ferizaj: Na ka tronditur, e kuptojmë dhimbjen e familjes

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

ëllai i Donjeta Pajazitit, Shkëlqimi, deklaroi se ngjarja e djeshme e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj e ka bërë të ndihet shumë keq atë dhe familjen e tij ashtu – si edhe gjithë shoqërinë tonë kosovare.

“Ne pak a shumë e kemi pasur të njëjtën dhimbje dhe e kuptojmë tani edhe dhimbjen e familjes së vajzës nga Ferizaj. Jemi ndier shumë të prekur, na ka tronditur. Ishalla drejtësia e zbulon sa më shpejt dhe ia jep një dënim të merituar vrasësit”, tha ai.

Ndërkaq, në lidhje me rastin e motrës së tij, Donjetës, ai për emisionin Info Magazine në Klan Kosova u shpreh se ka pasur një lloj dështimi në drejtësi, sepse siç tha, s’janë zbuluar të gjithë autorët e krimit dhe arsyeja se pse ka ndodhur vrasja.

“Meqenëse sot teknika ka përparuar shumë dhe me kamera, ishalla punojnë sa më mirë e shpejtë organet e rendit dhe të dihen bashkëpunëtorët”, përfundoi ai.

Të ngjashme