Vëllai i kandidatit të PDK-së që u qëllua për vdekje është personi i plagosur

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës në mbrëmjen e sotme. Një një incident të armatosur kanë mbetur të vrarë dy zyrtarë të PDK-së, Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të këtij qyteti dhe zyrtari i PDK-së, Blerand Kadriaj.

Tragjedinë më të rëndë për familjen Ademaj e bën edhe plagosja e vëllait tëi Astrit Ademajt, shkruan Reporteri.net.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në afërsi të Shkollës Ekonomike “Ali Hadri”.

“Sonte rreth orës 20:20 afër Shkollës Ekonomike në Pejë është dyshuar për të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave, tre persona kanë pësuar lëndime truporedhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Nga atje na kanë informuar se dy prej tyre kanë ndërruar jetë”.

LEXO EDHE:

Të ngjashme