Vëllai i Nezir Mehmetajt: Gjykimi i tij pritet të ndodhë brenda vitit

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Valon Mehmetaj, vëllai i Nezir Mehmetaj, ka thënë se aktakuza e ngritur ndaj këtij të fundit është miratuar nga prokuroria pas ankesave që janë bërë.

Por Mehmetaj thotë se pas këtij procesi, pritet që brenda vitit Neziri të dalë para Gjykatës në Serbi, përcjellë Klan Kosova.

Nezir Mehmetaj tash e shtatë muaj është duke u mbajtur në burg të Serbisë.

Vëllai i tij ka kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët që të reagojnë dhe të marrin më seriozisht rastin e Nezirit pasi thotë se padrejtësisht mund të dënohet nga Serbia.

”Shteti Serbisë në rastin e Nezir Mehmetaj është duke luajtur me ndjenjat e tij personale dhe po ashtu me të familjes dhe të gjithë atyre që e kanë përjetuar keq vetë faktin që Neziri është në duart e shtetit të Serbisë!

Ndikim negativ në përmirësim të marrdhënieve mes popujve!

Aktakuza e ngritur siç jeni në dijeni është hedhur poshtë nga shkalla e parë, tani kinse në bazë të ankesave nga prokuroria është miratuar aktakuza dhe pritet qe të shkohet në gjykatë – e gjykimi pritet të ndodhë brenda këtij viti sipas avokatëve, por Nezir Mehmetaj vazhdon të mbahet në burg!

Neziri i pambrojtur aq sa e meriton si çdo shtet që e mbron qytetarin e tij, sepse shteti jonë i pafuqishem është i injoruar nga shteti fqinj Serbia.

Kërkoi nga faktori vendor dhe ai ndërkombëtar të ndikojnë më seriozisht sepse padrejtësisht është arrestuar dhe me pa të drejtë po mbahet, kam frikën që një ditë kur të kryhet gjykimi të marrim lajmin e hidhur së është dënuar krejt kjo nga mosbesimi në mënyrën e procedimit të rastit. Që nga fillimi, e dimë dhe jemi të bindur qe nuk ka fakte dhe po ashtu nuk ka të drejtë Serbia të gjykojë rastet e pretenduara sipas tyre të cilat kanë ndodhur në Republikën e Kosovës, po ashtu edhe avokatët po na japin shpresë se Neziri ka me u liru pasi nuk ka fakte që i njëjti të dënohet!

Por kush mund t’na heq frikën, jemi provuar deri më sot me premtime dhe zvarritje dhe si pasojë janë afër 7 muaj qe po mbahet në burg!

Me arsyen për mbrojtjen e mospërhapjes së virusit dhe për hirë të sigurisë së shendetit të qytetarëve nuk mund të protestohet në kërkimin e lirimit të qytetarit tonë Nezir Mehmetaj!

Në emër të familjes kërkojmë mirëkuptim sepse e di që e kemi përkrahjen dhe vullnetin e qytetarëve për të protestuar!

Me respekt V.M.

#LIRIPËRNEZIRMEHMETAJ”.

Të ngjashme