Vendimi i Kushtetueses: Nisin kërcënimet e militantëve të VV-së ndaj gjyqtarëve

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 23:32 | Nga Ekonomia Online

Militantët e VV-së janë shprehur të pakënaqur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë dekretit të Presidentit Hashim Thaçi. Këta përmes rrjeteve sociale, kanë filluar edhe kërcënimet ndaj gjyqtarëve.

Aktivistë e militantë të VV-së kanë kërcënuer e fyer gjyqtarët në rrjete sociale, duke i quajtur kriminel.

Madje, në grupin “Me Kryeministrin” këta po thonë se gjyqtarët duhet t’i bartin vet pasojat e këtij vendimi që e morën.

“Gjyqtaret e Klanit Pronto.Qe po vendosin aktgjykimë te rrezikshëm pasojat le ti bartin vetë.”, thuhet në një postim tek ky grup.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese sot ka vendosur që dekreti i Presidentit Thaçi që i kërkon Avdullah Hotit formimin e Qeverisë, është kushtetues.

Po ashtu, Kushtetuesja vlerëson se Presidenti i ka shterrur të gjitha mundësitë për formimin e Qeverisë.

Gjyqtaret e Klanit Pronto.Qe po vendosin aktgjykimë te rrezikshëm pasojat le ti bartin vetë.

Gepostet von Herolinda Muzlijaj am Donnerstag, 28. Mai 2020

Të ngjashme