Vendimi për ndalimin e qarkullimit të veturave në kryeqytet po zbatohet

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 08:59 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vendimi për ndalimin e qarkullimit të veturave në qendër të kryeqyteti po zbatohet edhe sot. Policia e Kosovës po zbaton masat emergjente të Komunës së Prishtinës që kanë për qëllim uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Kjo ka bërë që të shihen pak vetura në qendër. Përderisa në hyrje të kryeqytetit janë krijuar kolona. Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar të rrethi kryesor në hyrje të Prishtinës.

Duke filluar në ora 06:00 të mëngjesit e deri në orën 22:00 lëvizja e veturave do të jetë e kufizuar.

Brenda qytetit të Prishtinës do të lejohen vetë automjetet e transportit publik, atyre emergjente, automjetet e Policisë së Kosovës, FSK-së, KFOR-it, EULEX-it dhe taksitë e licencuara. Ky kufizim i qarkullimit të automjeteve është bërë për të parandaluar nivelin e lartë të ndotjes së ajrit.

Vendimi për këto masa është marrë pas konsultimeve të krerëve komunalë dhe disa ministrive.

Zona e ndaluar përfshijnë këto rrugë:

  1. Bulevardi “Bill Clinton” nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilani” dhe “Bekim Fehmiu”, gjegjësisht nga shtatorja e “Bill Clintonit”;
  2. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rrethrrotullimi i flamurit;
  3. Rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve;
  4. Rruga “Edmond Floxha” te salla “1 Tetori’,;
  5. Rruga “Ilir Konushevci”, nga hyrja e drejtimit të Podujevës;
  6. Hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes “Arbëria” në rrugët “UÇK” dhe “Fehmi Agani”;

Me ndalimin e veturave, komuna ka njoftuar se qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin pa pagesë nëpër qytet me autobusët e trafikut urban.

Më poshtë keni llojet e automjeteve qarkullimi i të cilave do të ndalohet, rrugët nëpër të cilat është i ndaluar trafiku dhe hartën me rrugët e kryeqytetit:

Vendimi lidhur me masat për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit: 

  1. N D A L O H E T shitja e thëngjillit brenda territorit të Komunës së Prishtinës.
  2. N D A L O H E T qarkullimi i të gjitha automjeteve brenda qytetit të Prishtinës, nga ora 06:00 – 22:00, përveç:
  3. Automjeteve të transportit publik;
  4. Automjeteve emergjente;
  5. Automjeteve të Policisë së Kosovës;
  6. Automjeteve të misioneve diplomatike;
  7. Automjeteve të FSK-së;
  8. Automjeteve të KFOR-i;
  9. Automjeteve të EULEX-i;
  10. Automjeteve të Drejtorisë së Inspeksionit;
  11. Automjeteve – taksi të licencuara;
  12. Automjeteve për bartjen e personave me aftësi të veçanta të cilat mbajnë shenjë identifikuese.

III. Zona e ndaluar përfshinë këto rrugë:

  1. Bulevardi “Bill Klinton” nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilani” dhe “Bekim Fehmiu”, gjegjësisht nga shtatorja “Bill Klintoni”;
  2. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rrethrrotullimi i flamuri!
  3. Rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve;
  4. Rruga “Edmond Floxha” te salla “1 Tetori’,;
  5. Rruga “Ilir Konushevci”, nga hyrja e drejtimit të Podujevës;
  6. Hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes “Arberia” në rrugët “UÇK” dhe “Fehmi Agani”;
  7. Transporti i udhëtarëve nga NPL “Trafiku Urban” në intervalin kohor të cekur në pikën I, do të bëhet pa pagesë, financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
  8. Furnizimi i bizneseve me mallra duhet të kryhet në intervalin kohor prej orës 22:00 – 06:00.
  9. Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Drejtoria e Inspekcionit.

VII. Policia e Kosovës do të asistojë në zbatimin e pikës II të këtij vendimi.

VIII. Ky vendim fillon të zbatohet nga data 31 janar 2018, deri në marrjen e një vendimi tjetër nga Komuna e Prishtinës.

Të ngjashme