Vendos Sindikata, punëtorët teknikë të spitaleve e QMF-ve protestojnë para MSh-së

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 12:08 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), në mbledhjen që mbajti sot, ka vendosur që javën e ardhshme, të mërkurën, të protestohet para Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Protesta do të mbahet si shenjë pakënaqësie për mosndarje të shtesave për punëtorët teknikë të spitaleve e QMF-ve, sikurse edhe për mjekët të cilët do të marrin shtesa prej 10% të pagës për muajt nëntor dhe dhjetor.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi, tha se për rreth një orë sa do të protestohet  nuk do të kryhet asnjë shërbim.

Ai është shprehur i zhgënjyer me Qeverinë që ndau 20 milionë euro për serbët e veriut e nuk i ka përkrahur punëtorët teknikë që kanë qenë po aq të rrezikuar sa mjekët nga pandemia.

“Ne sot patëm një takim vendimmarrës. Ne kemi hyrë në një fazë intensive dhe është marrë vendim që të mërkurën e ardhshme nga ora 11:00 do të protestohet para Ministrisë së Shëndetësisë për një orë”.

“Gjatë asaj periudhe nuk do të kryejmë asnjë shërbim. Nëse nuk merren parasysh atëherë shkojmë edhe në grevë. Përderisa Qeveria ndan mbi 20 milionë euro për serbët e veriut dhe për ne nuk ka stimulim nuk do koment dhe do të shkojmë deri në hapat përfundimtar”.

Merita Krasniqi, përfaqësuese e Sindikatës në Pejë, ka paralajmëruar edhe grevë nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, raporton EO.

“Kërkesa jonë është të stimulohemi. Nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat tona do të shkojmë në grevë e protesta”.

Të ngjashme