“Miqtë e Amerikës” vendosin flamurin e ri për nder të përvjetorit të pavarësisë së ShBA-së

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 11:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të 4 korrikut – 246 vjetorit të Pavarsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar aktivitetin e radhës, tashmë tradicional, te bulevardi “Bill Clinton”, raporton EO.

Agim Rexhepi, nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, tha se ky është aktiviteti i 18-të me radhë që organizohet për nder të 4 korrikut dhe se ka për qëllim të tregojë mirënjohjen ndaj ShBA-së.

“Ne i inspirojmë të rinjtë që të veprojnë në drejtim të respektimit të shtetasve dhe ShBA-së për të gjithë ata që kanë bërë për popullin e Kosovës e popullin shqiptar. Është aktiviteti i 18-të, me qëllim që t’i tregojmë ShBA-së që populli i Kosovës është falënderues. Ne jemi mirënjohës dhe të vetëdijshëm për atë që ky shtet bërë në momente të caktuara.”

Tutje, Rexhepi tregoi për ndihmën nga zjarrëfikësit dhe garda e FSK-së, për t’i nderuar këto shtete në ditën e pavarësisë.

“Fillimisht, zjarrfikësit e Prishtinës me vetë iniciativë kanë ardhë e kanë pastruar platonë”.

“Ju treguam Shteteve të Bashkuara të Amerikës që garda jonë, krenaria jomë kombëtare, e nderoi flamurin e juaj, e nderoi një personalitet të fuqishëm, siç ishte Bill Clinton, e nderoi presidentin e Amerikës e institucionet sublime të ShBA-së. Ishte edhe një shoqëri kulturore artistike, me veshje nacionale sepse kemi dashur t’i falënderojmë ShBA-së.”

Gjatë këtij aktiviteti, grada ceremoniale e FSK-së bëri ndërrimin e flamurit të ShBA-së, ku u vendos një flamur i ri.

Gjithashtu, pati edhe vallëzime tradiconale nga valltarët “Flaka e Llapit”.

Aktiviteti u mbështet edhe nga FSK-ja, Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme