Vendoset pika e tretë e kontrollit policor për mbrojtjen e pyjeve

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Ferizajt ka funksionalizuar edhe pikën e tretë të kontrollit policor në fshatin Burrnik, pas vendosjes së dy pikave të tjera. E gjitha kjo është realizuar pasi që nga analiza e bërë nga zyrtarët e drejtorisë së bujqësisë ka rezultuar se kjo masë ka reduktuar në mënyrë drastike prerjen ilegale të pyjeve në territorin e Ferizajt.

Vendosmëria e të parit të Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami për mbrojtjen e pyjeve po jep rezultate domethënëse në terren. Ky model i kujdesit ndaj natyrës po tregohet efikas edhe me bashkëpunimin me Policinë e Kosovës në vendosjen e pikave të ndalimit-kontrollit policor në rrugët që çojnë në viset malore në territorin e Ferizajt.

Ndërkohë edhe mbetjet e masave drusore në pyjet e Ferizajt, janë lejuar nga Agjencioni Kosovar i Pyjeve për shfrytëzim në dobi të interesit publik.

Të ngjashme