Veprimi i Inspektoratit për largimin e tavolinave të kafeneve në rrugë, po cilësohet si i ngutshëm

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 15:35 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Inspektorati i Komunës së Prishtinës i ka detyruar kafenetë e kryeqytetit që ta lirojnë hapësirën publike pasi këto të fundit kanë zgjeruar tarracën e lokaleve të tyre, duke vendosur tavolinat në trotuare dhe në hapësirën e sheshit pa pasur leje, raporton Ekonomia Online.

Fatlum Rafuna,menaxher i një prej kafeve ku është zhvilluar aksioni nga Inspktorati i komunës për largimin e tavolinave në trotuaret, tha që ka qenë veprim i ngutshëm sepse tavolinat e kafeve janë vendosur qysh në fillimet e pandemisë dhe kjo ka qenë për të ruajtur distancën por pa qëllim që të pengojnë kalimin e këmbësorëve.

“Ka qenë veprim i ngutshëm sepse në ato tavolinat brenda i kemi shfrytëzuar për qëllime të mira”, tha Rafuna për Ekonomia Online.

Tutje ai tha që nuk kanë marrë ndonjë dënim, por vetëm vërejtje dhe largimin e tavolinave.

“Kjo rrugë është një kahëshe dhe nuk ka qenë pengesë e madhe, nga ta morëm vetëm vërejtje”, përfundoi ai.

Ndryshe bëhet e ditur edhe nga Inspektoriati qe aksioni ka vazhduar në disa pjesë tjera të këtyre kafeve, dhe është bërë intervenimi si pasojë e ankesave të këmbësorëve.

Kryeinspektori në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se gjatë javës së kaluar janë paralajmëruar, ndërsa sot po i detyrojnë t’i largojnë tavolinat dhe karriget. Mirëpo në rast se përsëri e zgjerojnë hapësirën e tarracë ku nuk kanë leje, atëherë do shqiptohen edhe gjobat dhe do konfiskohen tavolinat dhe karriget.

Të ngjashme