Veriorët mbajnë peng memorandumin dhe hapjen e urës mbi Ibër

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 08:07 | Nga

Kufirit ndërmjet Komunës së Mitrovicës Veriore dhe Mitrovicës Jugore ende nuk i është dhënë zgjidhje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për pasojë, në bllokadë janë edhe punimet për rivitalizimin e urës së Ibrit, të cilat i kishte marrë përsipër t’i kryente Zyra e Bashkimit Evropian.

Kjo ka bërë që të shkelen të gjitha afatet e vëna.

Edhe pse janë mbushur gati tre vjet që prej arritjes së marrëveshjes për lëvizjen e lirë, zbatimi i saj i ende nuk ka filluar dhe liria e lëvizjes nuk është vendosur ende mbi urën e Ibrit në Mitrovicë.

Në një raport të Qeverisë së Kosovës, ky dështim i është faturuar qeverisjes lokale të Mitrovicës Veriore, e cila udhëhiqet nga kryetari Goran Rakiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme