Veriu privilegjohet me ligj të veçantë në punësim

Mitrovicë | 18 Pri 2017 | 08:08 | Nga

Kuvendi i Kosovës ka iniciuar një ligj të veçantë për aftësimin profesional dhe punësimin e banorëve nga komunat veriore të Kosovës, të populluara me shumicë serbe, plus Mitrovica e Jugut.

Kjo synohet të bëhet përmes ndihmës direkte financiare, të cilën bizneset do ta përfitojnë nga Qeveria në shkëmbim të punësimit të një personi nga veriu i Kosovës.

Në Qeverinë e Kosovës nuk kanë treguar sa do të jetë barra financiare për zbatimin e këtij ligji, derisa Projektligji mbështetje nuk ka gjetur as në komisionin funksional parlamentar.

Megjithatë, Projektligji është proceduar në seancë dhe shqyrtimi i parë do të bëhet sot ( e martë).

Neni i parë i “Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës”, flet për qëllimin që përmes përkrahjes financiare, të nxitet përgatitja profesionale për punësim të përshtatshëm për personat e pjesëve veriore të Kosovës. (Koha Ditore)

Të ngjashme