Vërmica e Malishevës bëhet me rrugë të re

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Sot në fshatin Vërmicë të komunës së Malishevës ka filluar hapja e një rruge që lidh varrezat me rrugën kryesore.

Të pranishëm në hapje të kësaj rruge ishin i pari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i urbanizmit, Ahmet Morina.

Begaj dhe Morina thanë se kjo rrugë ishte dëshirë e banorëve.

“Ne jemi duke u munduar dhe po bëjmë maksimumin e mundshëm që brenda mundësive tona t’i realizojmë kërkesat dhe nevojat e banorëve, në të gjitha fshatrat”, tha Begaj.

Të ngjashme