Vërmicë: Policia gjen dhe i konfiskon 72 mijë vezë pa dokumentacion

Prishtinë | 06 Qer 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë ka gjetur dhe ka konfiskuar 72 mijë vezë pa dokumentacionin përkatës.

Ato gjendeshin në një automjet që drejtohej nga një person (shtetas i Shqipërisë).

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

TREGTI E NDALUAR

PKK Vërmicë 05.06.2021 – 08:00. Njësia policore ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte një mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, dhe gjatë kontrollimit në automjetin e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar 72.000 vezë pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme