Vërshime edhe në Ferizaj, vështirësohet qarkullimi i veturave

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 08:55 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Reshjet e shiut nuk janë duke u ndalur, si pasojë është duke pasur edhe vërshime.

Fotot që ka siguruar, Ekonomia Online, fshati Konjuh i komunës së Ferizajit, është vërshuar nga reshjet e mëdha të shiut ku si pasojë është vështirësuar edhe qarkullimi i automjeteve në këtë zonë

Sipas një njoftimi të dielën nga IHK-ja bën të ditur se situata e paqëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe në pesë ditët e ardhshme.

Sipas IHK-së, sasitë më të mëdha të reshjeve të shiut janë në rajonin e Dukagjiniut.

Më herët IHK kishte njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet më të theksuar në Dukagjin, por edhe në pjesë të tjera të vendit, është shkaktuar ngritje e nivelit nëpër lumenj.

“Më i atakuari është sistemi lumor i Drinit të Bardhë, ku nivelet kanë arritur kuotat maksimale, e disa prej tyre kanë shkaktuar vërshime (Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Pejës Bistrica e Deçanit, Mirusha, Toplluha) pastaj në pellgun e Ibrit lumenjtë: Ibri, Sitnica, Drenica me degët e tyre”, thuhej në njoftim.

Edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes një njoftimi për media të shtunën ka bërë të ditur se pas gjendjes së krijuar me reshjet në nivel vendi, ka ngritur gjendjen e gatishmërisë, ku gjatë orëve të vona ka realizuar operacionet e kërkim – shpëtimit në disa lokacione ku është rrezikuar jeta e qytetarëve.

Operacionet thuhet se janë realizuar me sukses dhe kanë arritur të evakuojnë qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre.

No description available.

Të ngjashme