Vërshime edhe në Malishevë, kryetari Kastrati flet për gjendjen në komunë

Prishtinë | 17 Sht 2022 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Përveç Gjakovës dhe Rahovecit edhe komuna e Malishevës po përballet me përmbytjet të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Lajmin për Demokracia.com e ka bërë të ditur kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.

Ai ka thënë se hapësira të mëdha publike dhe private janë vërshuar në këtë komunë.

Kastrati tha se ekipet e emergjencave të kësaj komune janë në teren dhe po merren me situatën.

“Në Malishevë ka pasur një hapësirë të madhe të hapësirave private e publike të vërshuara nga shiu. Drejtoria për Emergjenca është në teren bashkë më zjarrfikësit dhe ekipet e tjera të emergjencës dhe presim shumë shpejt raport për dëmet e shkaktuara. E kemi një urë që lidh fshatin Gurbardh me Malishevën. Ajo është bllokuar prej sasisë së madhe të ujit. Mirëpo tash rruga është e kalueshme dhe ka rëbë niveli I ujit.”, tha Kastrati.

Të ngjashme