Vërshime në Drenas, Komuna: Ekipet emergjente janë në terren

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Në shumë pjesë të qytetit të Drenasit këtë të premte ka vërshime si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se ekipet emergjente të tyre janë në teren për t’i evituar problemet.

“Komuna e Drenasit, njofton të gjithë qytetarët se ekipet emergjente janë dal në teren që në orët e hershme të mëngjesit për t’i evituar problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut”.

“Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga reshjet e dendura të shiut”.

“Ekipet emergjente janë në teren dhe duke u marr me të gjitha rastet që paraqiten nga ana e qytetarëve, por kërkojmë nga qytetarët të kenë durimin dhe mirëkuptimin, sepse ne të gjitha rastet do të këtë ndërhyrje nga ekipet emergjente për të evituar rastet”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme