Vërshime në Malishevë, Komuna aktivizon të gjitha kapacitetet për menaxhimin e situatës

Malishevë | 08 Jan 2021 | 14:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Malishevës është përfshirë nga vërshimet gjatë ditës së premte, kjo si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës që nisën mbrëmjen e kaluar dhe po vazhdojnë, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, zyrtarët komunalë thonë se janë aktivizuar të gjitha kapacitetet për menaxhimin e kësaj situate.

Nënkryetari i Komunës, Hajdin Berisha, ka mbajtur një takim urgjent me Këshillin e Drejtorëve, ku është raportuar për gjendjen nga reshjet atmosferike në Komunën e Malishevës.

Nënkryetari Berisha ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë, angazhim të shtuar dhe shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve që ka komuna, për menaxhimin sa më të mirë të situatës.

“Të gjithë drejtorët të jenë në shërbim të menaxhimit të situatës. Të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që ka komuna, përfshi edhe angazhimin e kompanive private, me mjete të rënda, për intervenime të mundshme, varësisht nga situata”, tha Berisha.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se janë në kontakt edhe FSK-në dhe AME, dhe në rast nevoje do të kërkohet ndihma e tyre.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hafir Rexha, ka bërë të ditur se disa rrugë janë të bllokuara, ndërsa deri në mesditë është intervenuar në gjashtë raste, përfshi edhe objekte banimi, ndërsa sipas tij, edhe pse nivel i ujit është në rritje të vazhdueshme, sidomos në lumin Mirusha, nuk ka rrezik.

Të ngjashme