Vërshimet në Mitrovicë, Hamza del në terren për inspektim

Prishtinë | 20 Nën 2022 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza bashkë me drejtorët e drejtorive është në terren duke përcjellur nga afër situatën e krijuar nga vërshimet.

Me rastin e vërshimeve të fundit, Hamza së bashku me drejtorët e drejtorive dhe operatorët përkatës është duke e parë nga afër situatën.

“Brenda kapaciteteve tona jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme, kemi mobilizuar të gjithë operatorët e nevojshëm dhe së bashku me ta jemi në terren. Reshjet e dendura kanë bërë që niveli i ujit në lumenjët e qytetit të Mitrovicës të rritet dhe kjo ka shkaktuar një situatë serioze prandaj jemi duke e vëzhguar situatën nga afër”, është shprehur Hamza.

Sipas njoftimit, komuna ka mobilizuar të gjithë operatorët dhe ka ngritur kapacitetet e saj në tejkalimin e kësaj situate të rënduar.

Të ngjashme