Veseli: Afrodita Vatovci ishte krenaria e Mitrovicës

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore për vdekjen e veprimtares së shqiar të PDK-së në Mitrovicë, doktoreshës Afrodita Buqezi Vatovci.

Ai tha se identiteti i një qyteti më së miri mund të njihet nga biografia e njerëzve të dalluar të tij, ashtu siç ishte doktoreshë Afrodita.

“Identiteti i një qyteti më së miri mund të njihet nga biografia e njerëzve të dalluar të tij. Një shembull i drejtpërdrejt i këtij fakti është jeta e doktoreshës Afrodita Buqezi Vatovci. Ajo ishte personalitet i kompletuar në çdo pikëpamje. Ishte intelektuale që rrezatonte kulturë dhe mirësi. Ishte zë autentik i Mitrovicës. Ne në PDK jemi krenarë që e patëm në mesin tonë dhe sot bashkë me gjithë qytetin ndihemi të pikëlluar që na la kaq herët”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme