Veseli: Azem Galica, frymëzim për gjeneratat e ardhshme

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 15:08 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në vendosjen e bustit të Azem Galicës në shkollën e fshatit Galicë në Komunën e Vushtrrisë.

I pranishëm në këtë përurim është edhe Agim Bahtiri kryetari i komunës se Mitrovicës, si dhe përfaqësues nga komuna e Vushtrrisë.

Pas përurimit të bustit të Azem Galicës, kryeparlamentari Veseli, tha se populli ynë ka marrë plagë të rënda, ngjashëm siç ndodhi edhe tash me arrestimin e nënkolonelit, Nehat Thaçit, nga policia serbe.

Duke folur për figurën e heroit kombëtar, ai ka thënë se Azem Galica ishte frymëzim i tij që nga lindja e tij.

Veseli premtoi se shumë shpejt edhe Mitrovica do ta ketë bustin e tij.

“Të dashur fëmijë mos harroni se kah vini dhe cilit popull i takoni. Punoni përkushtohuni për të ardhmen tuaj”, tha Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme