Veseli befason për Vitin e Ri fëmijët nga Down Syndrome Kosova (Video)

Prishtinë | 30 Dhj 2017 | 13:20 | Nga

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka befasuar fëmijët nga Down Syndrome Kosova, në prag të Vitit të Ri.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës ka organizuar një festë të veçantë për ta, me dhurata e ëmbëlsira, duke dashur që të jetë afër tyre në një moment të veçantë si ky i festave të fundvitit.

Veseli, i cili është shoqëruar edhe nga bashkëshortja Violeta dhe fëmijët e tij në këtë event, siç shihet në videon e postuar në profilin e tij në Facebook, ka kaluar momente të këndshme duke vallëzuar dhe lozur me fëmijët me Down Syndrome.

“Me fëmijët nga Down Syndrome Kosova patëm një festë të jashtëzakonshme në prag të Vitit të Ri. Gëzuar për të gjithë!”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Më poshtë, mund ta shikoni videon nga kjo festë.

Me fëmijët nga Down Syndrome Kosova

Me fëmijët nga Down Syndrome Kosova patëm një festë të jashtëzakonshme në prag të Vitit të Ri. Gëzuar për të gjithë!

Posted by Kadri Veseli on Saturday, December 30, 2017

 

Të ngjashme