Veseli bën homazhe në Junik, obligim i të gjithëve ta ruajmë lirinë

Prishtinë | 27 Jan 2017 | 16:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, ka vizituar familjen Hoxha në Junik. Ai ka vënë lule te varri i Edmondit dhe disa dëshmorëve të tjerë.

Veseli është pritur në Familjen Hoxha nga nëna e Edmondit, Zonja Nurije Hoxha.

Ajo ka falënderuar Veselin për vizitën dhe kujdesin ndaj familjeve të dëshmorëve, duke e konsideruar këtë një shenjë të përkujdesjes institucionale dhe vlerësim të veprës së të rënëve për lirinë e Kosovës.

Kreu i Kuvendit, duke çmuar lart sakrificën e heronjve, ka deklaruar se gjendet në Junikun e besëlidhjeve shqiptare, për t’u përulur para heroit të Kombit, Edmond Hoxha, si dhe për të treguar se sa e shtrenjtë është liria dhe sa i rëndësishëm është shteti i Kosovës dhe ruajtja e sovranitetit të tij.

Veseli ka vlerësuar se ky është çmimi të cilin e pagoi Kosova, duke ia dhënë lirisë së saj djemtë më të mirë.

“Sot është obligim i të gjithëve që ta ruajmë këtë liri dhe të ecim përpara. Ky ishte edhe amaneti i dëshmorëve, të kemi një shtet të fuqishëm e të pavarur dhe të mos lejojmë që ta cenojë askush. Ky është edhe zotimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, për ruajtjen e shtetit tonë, mbrojtjen e sovranitetit dhe zhvillimin e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Kryeparlamentari Veseli, po ashtu, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te shtatorja e Heroit Edmond Hoxha, si dhe te varri i veprimtarit Xhavit Hoxha dhe te vendi i rënies së dëshmorit Bedri Shala.

Kryeparlamentari Veseli viziton Familjen e Dëshmorit Edmond Hoxha 1 Kryeparlamentari Veseli viziton Familjen e Dëshmorit Edmond Hoxha 2

Të ngjashme