Veseli bën homazhe pranë arkivoleve të heronjve Afrim Zhitia, Agron Rrahmani, Fahri dhe Bahri Fazliu

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 10:09 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë homazhe pranë arkivoleve të katër heronjtë e kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në hollin e legjislativit, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu, kryeparlamentari Veseli shkroi edhe në librin e përkujtimeve.

“Pas më shumë se 30 vitesh bëhen bashkë në Prishtinë vëllezërit e luftës dhe idealit. Fat jo i lehtë i asaj gjenerate, asaj rinie. Por, ata ishin dhe mbesin shembull si duhet t’i shërbehet Kombit”.

“Krenar që i njoha dhe punova me ta. Nderim përjetë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani!”.

Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes katër heronjtë do të rivarrosen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen “Velania” në kryeqytete.

Prej orës 10:00 deri në ora 11:30 bëhen homazhe në hollin e Kuvendit, ndërsa prej orës 12:00 mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.

Nga ora 13:00 mbahet ceremonia e rivarrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani në Prishtinë, pranë veprimtarit Adem Demaçit.

Qeveria pati miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve, para festës së 28 nëntorit.

Të ngjashme