Veseli: Brovina bëri një gabim të madh, por gjenocidi serb s’bazohet në një foto

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 17:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka pranuar se veprimi i djeshëm i deputetes Flora Brovina ishte një gabim i madh, por i paqëllimtë. Ai ka thënë se gjurmët e gjenocidit serb nuk bazohen në një foto, por ato gjenden çdo kund në Kosovë, raporton EkonomiaOnline.

“Që nga mbrëmë kam pasur shumë thirrje dhe mesazhe dhe sot kam pritur edhe disa shoqata të dala nga lufta. Që e kanë shpreh shqetësimin për ndalimin e tribunalit për krime lufte. Gjurmët e gjenocidit janë çdo kund në Kosovë. Gjenocidi serb nuk e ka bazonte një foto e as te një personi. Tribunali ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë do të themelohet”.

“Jam këtu për të pyetur se a duhet të jetë më i fortë e dështimi apo drejtësia për popullin donë. Brovina ka bërë gabim të madh, por unë besoj se e ka bërë pa dashje pasi e njoh Brovinën. Gjithsesi ajo është dashur më herët për atë veprim para se të vinte në seancë por ne duhet të ncjerrim mësim nga ky gabim”.

Tutje, Veseli ka thënë se krijimi i Tribunalit do t’i tejkalojë të gjitha pengesat dhe “kriminelët nuk do të jenë të qetë”.

Sot dua të përçoj  mesazh për të gjithë ata që kanë thirrur dhe po pyesin për tribunali,n kjo iniciativë nuk do të ndalët dhe s’ka forcë që mundë ta ndal të vërtetën për popullin tonë.Tribunali për gjenocidin është i pashmangshëm por do të ndodh ka fakte dhe dëshmitarë. Serbia do të përgjigjët për gjenocidin në Kosovë dhe kriminelwt s’do të flenë rehat .

Më pas Veseli kujtoi se të hënën do të vazhdojë seanca ku ka mbetur në gjysmë për Tribunalin.

Të ngjashme