Veseli dhe deputetët mbështesin fushatën “Ti je luledielli”

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 11:12 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës janë veshur sot me bluza me mbishkrimin “ti je njëluledielli”, fushatë e nisur nga organizata “ti je një luledielli” që ka për qëllim mbështetjen e fëmijëve kosovarë që vuajnë nga sëmundjet e gjakut, leukemisë dhe kancerit.

Në hapje të seancës së sotme, Kryeparlamentari Veseli sqaroi para deputëteve dhe qytetarëve për veshjen e bluzave me këtë mbishkrim.

“Të nderuar deputetë, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Siç mund ta shihni, sot jemi veshur ndryshe nga ditët e zakonshme. Secili prej deputetëve ka një bluzë me një luledielli e cila simbolizon fushatën e nisur nga organizata “Ti je një luleduielli” që udhëhiqet nga Albana Osmani, të cilën sot e kemi këtu dhe e falënderojmë për këtë iniciativë humane e cila ka për qëllim ndihmën e fëmijëve të Kosovës që vuajnë nga sëmundjet e gjakut, leukemia dhe kanceri”, tha Kryeparlamentari Veseli.

Para nisjes së seancës, të gjithë deputetët bënë një foto të përbashkët në mbështetje të kësaj fushate, ndërsa të vetmit deputetë që nuk pranuan të dalin në këtë fotografi ishin ata të krahut të Albin Kurtit në Vetëvendosje.

Të ngjashme