Veseli dhe Lladrovci përkujtojnë 20-vjetorin e masakrës së Poklekut

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Më rastin e shënimit të 20 vjetorit të masakrës së Poklekut, ku ishin vrarë e djegur 54 anëtarë, fëmijë, gra e pleq të familjes Muqolli, Elshani dhe familje të tjera, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, drejtor të drejtorive komunale, familjar e shumë qytetarë, kanë bërë homazhe pranë varrezave dhe kanë venë buqeta me lule.

Pas homazheve të bëra, në Teatrin Kombëtar është mbajtur edhe Akademi Përkujtimore e cila është organizuar nën patronatin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Komunës së Drenasit. Ne akademinë përkujtimore, kryetari i Komunës,

Ramiz Lladrovci tha se Drenica ishte cak i gjenocidit për disa herë me radhë dhe se drejtësia nuk guxon të harrojë t’i gjykojë ata të cilët kryen këtë gjenocid. Lladrovci ka shtuar se Drenasi njihet për rezistenca, pasi që vetëm gjatë muajit prill të vitit 1998/99, ka të renë 74 dëshmorë e 411 martir.

Në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, është bërë edhe një ekspozitë e kësaj masakre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme