Veseli: Do të jetë e pandalshme përpjekja për të kërkuar drejtësi për zhdukjen e Ukshin Hotit

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në 21 vjetorin e zhdukjes kujton Ukshin Hoti, duke thënë se ai ka qenë ndër të paktit intelektualë që kishin besim se populli i Kosovës do t’ia dilte mbanë që të fitonte lirinë dhe që pati kurajë të ngrinte zërin, kur shumica e tyre zgjidhte nënshtrimin.

“Megjithëse ne nuk dimë për fatin e tij dhe të pagjeturve të tjerë, ne njohim mirë idetë dhe bindjet e tij politike dhe dimë mirë që, edhe fal veprës së tij, ëndrra që Ukshini kishte për një Kosovë të lirë e të pavarur, sot është bërë realitet”.

“Kujtimi e nderimi ynë për të do të jetë i përjetshëm ashtu sikurse do të jetë e pandalshme përpjekja jonë për të kërkuar drejtësi për zhdukjen e tij dhe për të gjitha krimet e tjera të bëra në Kosovë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme